Categories: Uncategorized

Roma kërkon Shaqirin, përgjigjet Liverpool

Liverpooli e ka refuzuar ofertën e Romës për ta transferuar në formë huazimi Xherdan Shaqirin gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas gazetarit të famshëm sportiv, Fabrizio Romano.

Roma e drejtuar nga Paulo Foncesa e identifikoi zviceranin me origjinë shqiptare si zëvendësues potencial të Nicolo Zaniolos, i cili do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimi serioz në gju.

Megjithatë, Liverpooli e ka refuzuar menjëherë ofertën e Romës dhe ia ka bërë të qartë gjigantit italian se nuk ka asnjë mundësi që 28-vjeçari të largohet nga Anfieldi këtë muaj.

Shaqiri i ka bërë vetëm dhjetë paraqitje në 38 ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon dhe ka qenë titullarë vetëm tre herë gjithsej.

Përkundër që ka kontribuar vetëm me një gol në këto ndeshje, trajneri Jurgen Klopp ia ka bërë të qartë drejtuesve të Liverpoolit se dëshiron ta mbajë Shaqirin në skuadër. Kloppi beson se mund të ketë mungesa në skuadër nëse lejohet largimi i 28-vjeçarit.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse Shaqiri do të kishte dashur të kthehej në Serie A, ku në të kaluarën kishte luajtur për Interin. Ai më herët kishte deklaruar se nuk është i kënaqur me minutat e pakta të lojës në Anfield.

të fundit

Tërmet i fortë shkund Kretën, ja sa ishte magnituda, paralajmërimi për cunam

Gjatë natës së kaluar, një tërmet i fortë është regjistruar në Greqi, me epiqendër pranë ishullit të Kretës. Sipas Qendrës…

1 minute ago

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,…

15 minutes ago

Përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar  në Tiranë, ku siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, katër…

36 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 87.2 lekë dhe do të shitet me…

43 minutes ago

Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit…

1 hour ago

Ilirjan Celibashi: Përfundon numërimi i votave brenda vendit, zbulohet shifra, ja sa shqiptarë votuan më 11 maj

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për…

1 hour ago