Sulmuesi i Fiorentinës, Patrick Cutrone, ka rrëfyer se si po shkon aventura e tij më e re në një intervistë për faqen e klubit violë. Italiani u transferua para pak ditësh nga Wolwes dhe ai duket se është përshtatur shumë shpejt me shokët e ekipit.
“Po kaloj shumë mirë këtu. Stafi dhe ekipi janë fantastikë. E dija përpara se të vija se Fiore është në një situatë të vështirë, por mua më pëlqejnë sfidat dhe së bashku do ia dalim. Më ka pëlqyer gjithmonë qyteti i Firences dhe mendoj se do të ishte bukur të jetoje këtu. Ndihem i nderuar nga mikpritja që tifozët më bënë dhe i premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje që do të luaj,” tregon 22-vjeçari.
“Në Angli mësova shumë dhe jam përmirësuar në çdo aspekt. Tani i marr ndeshjet një nga një dhe jam më i përqendruar. Përballja me Interin? Do të jetë një ndeshje e bukur fundjavën tjetër. Kam kujtime fantastike në anën tjetër të “San Siros”, por fillimisht mendojmë për ndeshjen kundër Genoas që e kemi këtë fundjavë. Do të jetë një betejë e vërtetë, pasi edhe Genoas i duhen pikë. Më pas do të mendojmë për Interin,” mbyll Cutrone.
Sara Mila, kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në…
Një person është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Sipas informacioneve, 32-vjeçari së bashku më vëllain e tij,…
Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas ka zhvilluar një vizitë në Shkup. Ajo u shpreh se BE është mbështetës…
Një pritje e përzemërt iu rezervua Presidentit të Republikës Bajram Begaj nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, ndërsa ndodhet në Shtetet…
Nga e shtuna, 24 maj 2025, tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtruar ndjeshëm kohën…
Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi…