Categories: Uncategorized

Rikthimi i ndeshjeve në La Liga, këto janë rregullat strikte

Një nga mjekët e shquar të futbollit në Spanjë ka thënë se fushat dhe topat duhet të sterilizohen para, gjatë dhe pas ndeshjes, kur të rikthehet La Liga e Spanjës.

Në një intervistë për “El Pais”, Rafael Ramos, që është edhe president i Asociacionit të Mjekëve të Futbollit në Spanjës, ka shpjeguar se kur futbolli të kthehet nuk do të jetë si ai që kemi njohur.

“Në fillim lojtarët nuk do të kenë kontaktin e njëjtë në fushë siç kanë pasur. Do të shohim një lloj tjetër futbolli”, ka thënë Ramos. “Çdo gjë do të jetë pak më ndryshe. Lojtarët nuk do të kapin njëri-tjetrin gjatë goditjeve nga këndi”.

I pyetur nëse lojtarët mund të infektohen nëse topi i godet në fytyrë, Ramos ka thënë: “Jo, pasi gjithë materiali që përdoret, përfshirë edhe fusha dhe topat do të sterilizohen para dhe pas ndeshjes dhe në pauzë mes pjesëlojëve. Nëse goditesh nga një top i sterilizuar në një fushë të sterilizuar, është e vështirë të infektohesh në atë mënyrë”.

Protokolli i La Ligas për rikthimin e futbollit përmban katër faza. Së pari do të ketë stërvitje njëshe apo në çifte; më pas stërvitje në grupe më të vogla; pastaj vijnë stërvitjet në skuadra. Faza e fundit është kthimi në fusha për ndeshjet e futbollit, në rast se nuk ka pasur ndonjë shpërthim te klubet gjatë tri fazave të kaluara.

Faza e katërt do të shtrohen pyetje tjera.

“Duhet të vendosim nëse skuadrat do të qëndrojnë së bashku në një hotel”, ka thënë Ramos.

Ideja që lojtarët të mbyllen me bashkëlojtarët ka hasur në rezistencë. Ramos thotë se mund të jetë e paevitueshme.

“Mbyllja e lojtarëve, stafit mjekësor dhe teknik të klubit në një hotel 15 ditë para rifillimit, do të na siguronte që ata janë të lirë nga COVID-19 dhe mund të bëhet shumë e vështirë. Pa këto masa, efikasiteti i protokollit mund të ulet paksa”, ka thënë Ramos.

Mjeku ka insistuar se koronavirusi nuk është shqetësimi i vetëm në mesin e mjekëve të La Ligas.

“Lojtarët nuk kanë garuar dhe janë izoluar për tetë javë dhe jo të gjithë kanë shtëpi të mëdha për të ushtruar në shtëpi. Ne nuk e dimë se sa gjatë do të duhet për t’u rikuperuar fizikisht”, ka thënë ai.

Disa lojtarë janë të dëshpëruar që duhet të nënshkruajnë një dokument se pajtohen të rikthehen.

“Kjo nuk na largon ne përgjegjësinë. Është thjeshtë për të informuar lojtarët për situatën rreth pandemisë, nevojën për të bërë testet, protokollet dhe pasi nuk janë të izoluar në shtëpi dhe po ekspozohen në kontakt me njerëz tjerë, ka një dozë rreziku”, ka thënë Ramos.

Po ka ende shumë rezistencë ndaj rifillimit të futbollit në Spanjë. Lojtarët kanë qenë në mesin e atyre që kanë kundërshtuar testimin derisa shumë punëtorë shëndetësor nuk kanë mundësi të testohen.

La Liga ka sjellë teste nga një kompani private gjermane dhe po pret lejen e Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë për t’u përdorur ato.

“Unë jam mjek dhe kolegët e mi po punojnë në vijën e frontit. Unë e kuptoj se ka kritika për këtë”, ka deklaruar mjeku.

të fundit

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

13 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

18 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

34 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

9 hours ago