Partizani me një këmbë jashtë Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë pësuan një humbje të rëndë dhe turpëruese 3-0 në fushën e Besëlidhjes në takimin e vajtjes së raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, duke vënë në rrezik serioz kualifikimin.
Skuadra e drejtuar nga Adolfo Sormani konfirmoi krizën e thellë të rezultateve e që në stadiumin “Brian Filipi” ngjau më shumë si krizë identiteti.
Të kuqtë i pësuan të tre golat në pjesën e parë (shënuan: Bushi 13’, Jovanovic 26’, Fetaj 44’), duke shfaqur dobësi të theksuara në qendër të mbrojtjes, ku Boldor rikthehej titullar pas një mungese disa javore për arsye pezullimi.
Edhe aktivizimi i të riut Tedi Cara në sulm ndodhi të ishte në kohën dhe vendin e gabuar, me Sormanin që duket se i kishte bërë llogaritë gabim edhe me terrenin e rënduar për shkak të reshjeve të shiut.
Në ndeshjen e kthimit të kuqve u duhet ta përmbysin këtë rezultat negativ me një fitore me 4 gola diferencë.
Rezultati 3-0 e çon takimin në shtesë e çdo fitore tjetër e Partizani me 3 apo më pak gola diferencë kualifikon Besëlidhjen.
Ndryshe nga Partizani, Tirana fitoi 1-3 në fushën e Kastriotit, ku golit të Ajazit të vendësve në pjesën e parë iu përgjigjën në të dytën Dunga dhe talenti Muçi me dygolësh.
Bardheblutë tashmë e kanë formalitet ndeshjen e kthimit, por presin me interes nëse në fazën çerekfinale do të përplasen në derbi me Partizanin apo me Besëlidhjen.
Edhe Kukësi nuk toleroi në fushën e Lushnjës, ku fitoi 0-1 me gol të Maliqit, sikurse Teuta praktikisht e siguroi avancimin pas suksesin 1-3 në fushën e Erzenit.
Gomez realizoi dygolësh, ndërsa Kallaku e çoi rezultatin në 3-0 para se Rezi të realizonte golin e nderit për shijakasit.
Skënderbeu fitoi pastër 0-2 në transfertë me Besën falë golave të Essien dhe Marës, ndërsa Vllaznia – Flamurtari përfundoi në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur në takimin e kthimit në Vlorë.
Për kuqeblutë shënuan Zogaj dhe Lika, ndërsa Nebihu dhe Ribaj ishin autorët e golave të kuqezinjve.
Surprizë, nëse mund të konsiderohet e tillë, ishte fitorja 3-0 e Apolonisë me Luftëtarin, me bluzinjtë që konfirmojnë krizën e thellë. Për fierakët shënuan Mehmeti, Zaimaj dhe Zoga.
Rezultatet
Besëlidhja-Partizani 3-0
Vllaznia-Flamurtari 2-2
Lushnja-Kukësi 0-1
Erzeni-Teuta 1-3
Besa-Skënderbeu 0-2
Kastrioti-Tirana 1-3
Apolonia-Luftëtari 3-0
Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite Al-Hilal, e cila e prezantoi me entuziazëm si “gjeniu italian”.…
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma.…
Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here…
Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy, ka reaguar pas telefonatës së zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.…
Simone Inzaghi ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka pozuar me fanellën e Al-Hilal, ndërsa ish-trajneri i Interit përgatitet të…
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë. Kuqezinjtë…