Categories: Uncategorized

Rezultatet negative, Sormani: E ardhmja ime në dyshim

Në prag të supersfidës kundër Kukësit, trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke përsëritur edhe një herë admirimin e tij për lojën e të kuqve, pavarësisht rezultateve.

Të kuqtë e Adolfo Sormanit, vijnë në këtë përballje pas një momenti tepër të vështirë, teksa në 5 ndeshjet e fundit, kanë regjistruar 4 humbje dhe 1 barazim.

Të lidhura

None found

“Na kanë munguar rezultatet, kjo më duket e qartë, por nuk na ka munguar loja, megjithatë nuk mjafton, duhet bërë më shumë. Mendojmë që puna shpërblehet dhe kjo skuadër stërvitet me shumë dëshirë dhe lufton fort. Nuk kemi treguar asnjë mangësi as në aspektin fizik, as në pjesën teknike. Në ndeshjen e fundit patëm raste, krijuam shumë dhe jam i bindur që ky ekip është i aftë të shprehet shumë mirë në fushë. Nuk i kemi vuajtur kundërshtarët, kemi një problem që është psikologjik, në atë aspekt nuk kemi ekuilibra.

Kur je trajner, je në qendër të kritikave. Kur nuk fiton, do të kritkohesh, kjo është puna ime. Nuk dua të humbas kohë, kur më pyesin për futboll jam i gatshëm të përgjigjem pa kërkuar justifikime. Përgjigjem ashtu si unë e lexoj lojën dhe jo sepse ndihem i ofenduar nga kritikat.

E përsëris, kjo është pjesë e punës. Sigurisht që mund të jetë në dyshim e ardhmja, por, e ritheksoj, është pjesë e punës, kur dikush vendos të bëhet trajner, atëherë e kupton dhe këtë aspekt të punës”, u shpreh Sormani për “Supersport”.

të fundit

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

5 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

8 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

15 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

16 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

20 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen të hënën

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

20 minutes ago