Alessandro Bastoni po i bind të gjithë te Interi dhe pas disa javësh në pankinë, tani ka ndërruar vendet me një emër të madh të futbollit si Diego Godin, i cili numëron beteja e suksese të shumta në jetën e tij sportive.
Djaloshi italian po luan me qetësinë dhe sigurinë e një veterani, ndërsa ka energjitë dhe dëshirën normale të moshës së tij, ndaj nga java në javë po bind Antonio COnten t’i japë një fanellë titullari në fushën e lojës.
None found
Por paraqitjet e Bastonit kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë Italisë dhe është pikërisht Pep Guardiola që ka mbetur i mahnitur nga aftësitë e djaloshit italian, që përveçse mbron shumë mirë, shquhet edhe për aftësitë organizative dhe lojën e saktë me këmbë.
Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Manchester City-t kanë hedhur idenë e një shkëmbimi kokë më kokë mes Bastonit dhe mbrojtësit portugez Joao Cancelo, i cili shkëlqeu me Interin dy sezone më parë, por më pas zikaltrit nuk e blenë dot për shkak të Fair Play-t Financiar.
Cancelo iu bashkua “citizens” këtë verë për shifrën e 60 milionë eurove, por nuk ka arritur të bindë Guardiolën me lojën e tij dhe anglezët do të ishin gati ta jepnin në një shkëmbim kokë më kokë me mbrojtësin e talentuar të Interit.
Nga ana tjetër zikaltrit do të mirëprisnin Cancelon, një futbollist ideal për krahun e djathtë të mesfushës, pasi portugezi është mbrojtës roli, por që shtyn vazhdimisht përpara dhe ka cilësitë e duhura për skemën e Contes.
Megjithatë vështirë se tekniku italian do të pranonte të privohej nga Bastoni, për të cilin ka thënë vazhdimisht se është e tashmja, por edhe e ardhmja e mbrojtjes së Interit.
Veronica Soto është shndërruar në një nga emrat më të komentuar gjatë Kupës së Botës 2026, pasi fotografitë e saj…
Juliana Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të…
Policia në qytetin finlandez të Oulut ka rritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa po zhvillon hetime për një varg sulmesh me…
“Michael”, filmi biografik që sjell në ekran jetën e ikonës së muzikës Michael Jackson, është kthyer në biografinë filmike me…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin amerikan Daniel Serwer, të cilin e ka cilësuar si mik…
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cerrikut, duke rrezikuar…