Fitorja ndaj Bjellorusisë dhe humbja në shtëpi me Lituaninë në dy ndeshjet e para të Nations League ka lënë në vendnumëro kombëtaren shqiptare në renditjen e re të FIFA-s të publikuar paraditen e sotme për muajin shtator. Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e 66-të me 1351 pikë, 5 më pak se 1 muaj më parë.
Përpara kuqezinjëve qëndron Maqedonia e Veriut që ka fituar 2 pozicione falë paraqitjeve që ka bërë sëfundmi por ka të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë ashtu si edhe Arabia Saudite ndërsa pas nesh janë El Salvadori, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përsa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në Nations League të gjithë përfaqësueset që kuqezinjtë kanë në grup poziconohen poshtë tyre. Bjellorusia mban vendin e 87-të, Kazakistani vendin e 118-të ndërsa Lituania renditet e 131-ta.
None found
Ka humbur një pozicion edhe Kosova që ka zbritur në vendin e 116-të pas dy rezultateve jo shumë pozitive ndaj Moldavisë dhe Greqisë. Ndërkohë kreun në renditjen e FIFA-s vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. Vendi i 7-të për Spanjën që ka fituar një pozicion, të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia që është ngjitur e 12-ta ndërkohë që Gjermania është ngjitur në vendin e 14-të.
Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me…
Lucia Sabrina Papa, 56 vjeçe, e lindur e verbër, është bërë kursantja e parë pilote avioni me aftësi të kufizuara…
Një letër e shkruar nga Donald Trump për Joe Biden, të cilën ish-presidenti amerikan ia la pasardhësit të tij në…
Jemi përballë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve [...]Read More...
Një stuhi e fuqishme ka goditur jugperëndimin e shtetit Para në Brazil, duke shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin…
Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Napolit, Zambo Anguissa, i cili shihet si një prej…