Categories: Uncategorized

Reja: Në Shqipëri ka ndaluar gjithçka, kampionati në dyshim

E gjithë bota vijon betejën me Covid-19 ndërsa mbetet ende e paqartë se kur gjërat do të rikthehen në normalitet. Në dyshim të fortë mbetet rifillimi i jetës sportive në një kohë kur futbolli dhe shumë sektorë të tjerë përfshihen në fazën me rrezikshmëri të lartë.

Dy ditë më parë, FSHF iu drejtuar me propozime konkrete Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke i kërkuar që futbolli të rifilloj aktivitetin më 2 maj, ekipet të nisin stërvitjen, ndërsa më 20 maj, pasi të kenë përmbushur të gjithë kriteret sanitare, të rifillojë kampionati.

Të lidhura

None found

Në pritje të një përgjigje, në këtë debat, nëse duhet apo jo të rifilloj futbolli në këto kushte, është përfshirë edhe trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja. Tekniku italian në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, e sheh me pesimizëm për rifillimin e sezonit:”Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon.

E kanë bërë në Gjermani ku shifrat nga Covid-19 janë të vogla. Un dëshiroj që të rifilloj, sigurisht duke plotësuar të gjithë kushtet që duhen. Mendoj se në qershor, nëse epidemia do të ulet mund të rifillojmë. Për fat të keq numri i njerëzve të vdekur mbetet i lartë”, u shpreh Edi Reja duke u ndalur më pas tek Rrahmani, goditja e parë e Napolit për sezonin e ardhshëm dhe tek Marash Kumbulla, një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve:”Më duhet ti bej komplimente Napolit, ka bërë një goditje të madhe me Rrahmanin, është një lojtar që e ndjek prej kohësh. Kumbulla? Do të ishte një tjetër goditje e madhe për klubin azzurr por për lojtarin janë në garë shumë klube të mëdha në Serie A.

E dëshiron Milan, Inter e Juventus, do të ishte një goditje e madhe nëse Napoli arrin ta transferoj”, u shpreh Reja.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

19 minutes ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

37 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

2 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

3 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago