Categories: Uncategorized

Reali në bisedime për rinovimin me Ramos, situata duket e “vakët”

Sergio Ramos po luan sezonin e tij të 15 me fanellën e Realit të Madridit, kohë gjatë të cilës ia ka dalë të ngrejë lart trofe të shumtë, ndërsa me meritë prej disa sezonesh i është dhënë edhe shiriti i kapitenit.

Megjithatë kontrata e mbrojtësit 34-vjeçar me klubin madrilen përfundon në qershor të vitit 2021 dhe ndonëse palët po punojnë për të rinovuar bashkëpunimin, duket se janë ende larg njëra-tjetrës, ndaj nuk përjashtohet edhe një “divorc” pas fundit të sezonit të ardhshëm.

Forma jo e mirë e Ramos gjatë dy viteve të fundit dhe nervoziteti që e ka penalizuar jo pak Realin në fushën e lojës, i ka bërë drejtuesit që të mos jenë fort të bindur për rinovimin me kapitenin, ndonëse negociatat vijojnë ende.

Mbrojtësi spanjoll kërkon një rinovim deri në verën e 2023-shit, për të mbyllur karrierën pikërisht me Realin e Madridit, atëherë kur të ketë 37 vite mbi supe, ndërsa Florentino Perez nuk i ofron më shumë se një vit zgjatje të kontratës, duke i kujtuar Ramosit politikën e klubit.

Në fakt Reali nuk ofron më rinovime afatgjata për lojtarët që janë mbi 33 vjeç, ndaj nëse palët nuk do të arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët gjatë kësaj vere, nuk përjashtohet as një largim i menjëhershëm i Ramosit, në formë “hakmarrjeje” ndaj “Los Blancos”.

të fundit

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

7 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

44 minutes ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

46 minutes ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

1 hour ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

2 hours ago