Categories: Uncategorized

Reali ia plotësoi dëshirën Ronaldos, a do të veprojë njëjtë Barcelona me Messin?

Situata e Lionel Messit në Barcelonë, është identike si ajo e Cristiano Ronaldos në Real Madrid, megjithëse portugezi i zgjidhi problemet më lehtë me Florentino Perezin.

La Liga ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së diele se në rast se Lionel Andres Messi vendos të largohet para kohe me vendim të njëanshëm, atëherë rruga e vetme është duke paguar 700 milionë euro, klauzolën e tij.

Vetëm nëse Barcelona dorëzohet dhe jep dritën e gjelbër duke hequr klauzolën për të nisur negociatat me një klub, siç bëri Reali duke e shitur Ronaldon për 100 milionë, Messi mund të largohet këtë verë – në të kundërtën, diçka e tillë s’mund të ndodhë pa u paguar klauzola e lirimit, e që është 700 milionë euro.

Situata e Leos duket të jetë pak a shumë e ngjashme me atë të Cristianos.

Ronaldo kishte klauzolë 1 miliard euro, por kishte kërkuar gjithashtu si Messi largimin dhe heqjen e klauzolës, dëshirë që ia kishte realizuar Florentino Perez.

Në të njëjtën situatë duket se gjendet tani Messi, pasi La Liga zyrtarisht tha se Messi s’mund të largohet falas siç pretendon pasi klauzola 700 milionë euro është valide.

Pra, largimi mund të vijë vetëm nëse Barça heq klauzolën dhe pranon të negociojë me cilindo klub për ta shitur me një çmim të arsyeshëm.

Nëse kjo nuk ndodh, Leo s’mund të largohet dhe duke parë vendosmërinë e Messit, çështja do të shkojë në gjykatë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago