Categories: Uncategorized

Reali gati të thyejë rekordin e klubit, ofron shumë marramendëse për Salah

Reali i Madridit po mendon seriozisht për të përfurcuar sulmin nga sezoni i ardhshëm edhe pse këtë sezon shpenzoi jo pak.

Me Balë që luan pa dëshirë dhe Vasquez me limite, Reali është gati të hapë thesin për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohammed Salah.

Shuma të cilën ‘Los Blancos’ janë gati të ofrojnë është rreth 150 milionë euro, raporton El Desmarque.

Zinedine Zidane e sheh sulmuesin si një alternative shumë të mirë, pas problemeve për blerjen e kartonit të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Për egjiptianin nuk kanë rreshtur asnjëherë kritikat nga tifozët e Liverpoolit, anipse ka shënuar 15 gola në ligë këtë sezon dhe është në garë të ngushtë për këpucën e artë në Angli së bashku me lojtarë si: Sergio Aguero, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Jamie Vardy.

Lojtari sezonin e parë në ‘Anfield’ arriti të realizojë 32 gola duke përbërë një shifër rekord në Premierligë, të cilën nuk arriti ta përseriste më por që ishte ndër figurat kryesore të sukseseve të skuadrës nga ‘Merseyside’.

Marrë parasysh uljen e lehtë të rendimentit të tij nëpër vite, dhe ngritjen e formës së Sadio Manes, roli i liderit të sulmit për lojtarin veçse është duke u lëkundur dhe mundësia e largimit të tij për në Madrid nuk përjashtohet.

të fundit

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

10 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

54 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

3 hours ago