Categories: Uncategorized

Reali fillon shitjet, shpreson të mbledh 180 milionë euro

Tifozët e Real Madrid presin që blerjet të mbizotërojnë në klub gjatë verës, por njëherë lubi i Los Blancos do t’i zhgënjejë, pasi fillimisht do të bëhen shitjet, ku shpresojnë të mbledhin 180 milionë euro.

Përparësia e Florentino Perez për treg është shitja e lojtarëve, pasi klubi ka një numër të madh lojtarësh nën kontrata.

COVID 19 ka rrënuar stabilitetin financiar në klube dhe Los Merengues po punojnë për rimodelimin e “Santiago Bernabeut”.

Klubi vetëm ka siguruar 43.5 milionë euro, duke shitur Javi Sanchez dhe Achraf Hakimi te Real Valladolid dhe Inter.

Gareth Bale dhe James Rodriguez, janë dy lojtarët që Real Madridi do të përpiqet që në mënyrë agresive t’i largojë nga klubi.

Për uellsianin do të pajtoheshin me një shumë prej 60 milionë euro, ndërsa sa i përket James që është në vitin e fundit të kontatës, do të pranonin pëgjysmë më pak.

Klubi do të kërkojë një destinacion të ri për dështimin e madh Luka Jovic, që u prit të merrte vendin e Karim Benzemas. Edhe pse u ble 60 milionë euro, klubi është gati që ta lëshojë në huazim.

Dani Ceballos dhe Jesus Vallejo nuk janë zhvilluar aspak dhe do të shiten. Arsenali duket se do ta blejë lojtarin dhe 30 milionë euro mund të mjaftojnë. Vallejo në anën tjetër ka tërhequr vëmendjen e Granadës, por çmimi i kërkuar për mbrojtësin është 15 milionë euro.

Mariano dhe Brahim janë në pjesë grupit të lojtarësh që Zidane i ka përdorur shumë rralë. Të dy lojtarët tani janë në shitje dhe Real Madridi po pret ofertat për ta.

Nëse Andriy Lunin kthehet në Real Madrid dhe bëhet zëvendës i Thibaut Courtois, ndërsa Sergio Reguilon do të shitet. Ai e di se për sa kohë që Marcelo është në skuadrën e Zidane, ai nuk do të luajë. Real Madridi po kërkon për të 20 milionë euro.

E ardhmja e Martin Odegaard është e lidhur drejtpërdrejt me atë të Luka Modric.

Ka gjasa që Odegaard të përfundojë edhe vitin e dytë të huazimit të tij me Real Sociedad në sezonin 2020/21.

Kubo do të qëndrojë në huazim për një sezon tjetër, ndërsa Bayer Leverkusen e duan në huazim Reinierin, pasi Kai Havertz do të largohet.

Alvaro Odriozola që ishte i huazuar te Bayern Munich, do të kthehet në Santiago Bernabeu gjatë verës, në vendin e Achraf Hakimit.

Lucas Vazquez dhe Nacho Fernandez vlerësohen nga Zidane dhe do të përfshihen edhe në sezonin e ardhshëm nëse qëndrojnë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago