Real Madrid i rikthehet një fiksimi të vjetër. Paolo Dybala, numri 10 i Juventusit, është dëshira e madrilenëve. Ata janë gatshëm të ofrojnë të paktën 100 milion euro për sulmuesin argjentinas, i cili këtë sezon u shpall lojtari më i mirë në Serie A.
E ardhmja e tij te Juventusi varet edhe nga Cristiano Ronaldo, më saktë nga ndikimi që ka portugezi në financat e bardhezinjve. Nëse ai qëndron dhe presidenti Andrea Agnelli e ka thënë me të madhe këtë, atëherë do të duhet që në arkat e klubit nga Torino të hyjnë para.
Ai që mund të sjellë një shumë të konsiderueshme është pikërisht Dybala, për të cilin Sportmediaset raporton se Real Madrid është gati të ofrojë një lojtar, plus para. Isco, i cili vlerësohet me rreth 60 milion euro, ose Toni Kroos, 50 milion euro, janë lojtarët që mund të marrin avionin për në Torino.
Momentalisht gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe të një oferte që Reali është gati ta bëjë. Juventusi ka në dorë gjithçka, por sigurisht nuk mund të mos e mendojë kur në “pjatë” janë emra si Isco e Kroos.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…