UEFA ka bërë të ditur se deklarata e Aleksander Ceferin për Ligën e Kampionëve është keqkuptuat dhe se ai nuk ka thënë që Liga e Kampionëve do të përfundojë më 3 gusht.
Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë kishte dhënë një intervistë për ZDF duke thënë se garat duhet të mbylleshin në fillim të muaji gusht.
Sidoqoftë, UEFA ka lëshuar një njoftim ku thuhet se Ceferin nuk ka përmendur asnjë datë se kur mund të përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës.
“Është raportuar se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë në ZDF në Gjermani se Liga e Kampionëve duhet të mbyllet më 3 gusht”, thuhet në njoftim.
“Ajo gjë nuk është e vërtetë. Presidenti nuk kishte përmendur data se kur mund të mbyllet sezoni”.
“UEFA është aktualisht duke i analizuar të gjitha situatat dhe duke punuar me kampionatet evropiane se kur mund të rikthehet futbolli”.
“Qëllimi kryesor është që të kujdesemi për shëndetin publik dhe më pas të shikojmë futbolli. Duke u bazuar në këtë, jemi duke analizuar situatën që futbolli të rikthehet në korrik dhe të mbyllet në muajin gusht” thuhet më tej në njoftimin e UEFA-s.
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të dëgjohen 63 dëshmitarë për dosjen "5D". Prokuroria e Posaçme, përmes…
Këtë të shtunë, u zbulua një vatër e re e murtajës së bagëtive në Zallbastar të Tiranës. Kujtojmë se murtaja e…
Sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, është aktualisht i bllokuar në Teheran, ndërsa shokët e tij të ekipit përgatiten për Kupën…
Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat…
E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të…
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur përpara Kupës së Botës për Klube rreth besimit që merr nga hierarkia…