Milot Rashica objektiv i Milanit në merkaton e verës. Sulmuesi “dardan”, pjesë e Werder Bremenit në Bundesligë, në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi gjerman. Arsyeja e “divorcit” me Werderin është e thjeshtë: skuadra nga veriu i Gjermanisë ka pak shanse për të mbijetuar dhe sipas këtij skenari nuk do të mund t’i mbajë lojtarët më të mirë. Rashica ka një klauzolë largimi prej 16 milionë eurosh nëse Werderi nuk mbijeton, shumë të cilën do të ishin të gatshme ta paguanin shumë klube në Europë, pasi bëhet fjalë për një lojtar 23-vjeçar, me marzh të lartë përmirësimi.
Sipas Sky Sport, është zhvilluar një takim mes administratorit Ivan Gazidis dhe Ralf Rangnick, ku janë hedhur piketat për merkaton. Drejtuesi aktual i Red Bull Leizpigut pritet t’i bashkohet zyrtarisht Milanit në verë, por që tani po punon për skuadrën e sezonin të ardhshëm.
None found
Patrick Schick, të cilin Leipzigu vendosi të mos e blejë, do të kthehet te Roma, me Milanin që mund të bëjë të tijin me një ofertë të pranueshme.
Drejtuesit e “Djallit” po mendojnë të përforcojnë edhe mbrojtjen dhe në listën e dëshirave është talenti i Hoffenheimit, Melayro Bogarde (18-vjeç), nipi i holandezit Winston Bogarde, që 20 vite më parë veshi fanellën kuqezi.
Mes emrave sugjestionues të Lepizigut është edhe Dayot Upamecano, por klubi gjerman vështirë se mund ta shesë pa një shumë të majme, që mund të jetë e papërballueshme për arkat e Milanit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…