Categories: Uncategorized

Rapo: S’kthehem më pasi s’më paguan 8 muaj, prisja më shumë respekt nga Luftëtari

Donald Rapo në një prononcim për “Supersport” ka folur në lidhje me situatën e tij, por edhe për të ardhmen. Ish-kapiteni i skuadrës së Luftëtarit, në prononcimin e tij thekson se për kontributin që ka dhënë në Gjirokastër, meritonte të paktën më shumë respekt.

“Në verë me presidentin e ri Bekim Halilaj që u afrua në ekip, gjeta një kompromis, për marrjen e pagave, por me ulje rroga, isha dakord dhe vijova të jem lojtar te Luftëtari. Madje, deri në 30 nëntor, duhet që të merrja edhe pagat e prapambetura. Por, situata vijoi e njëjtë deri në dhjetor, madje me tetë muaj pa u paguar. Kam kaluar katër vite e gjysmë me këtë ekip dhe Europë. Nuk e meritoj këtë sjellje nga ky president që ka tre muaj e gjysmë që është në krye të ekipit”.

Të lidhura

None found

Rikthimi

Rapo e mohon kategorikisht rikthimin në Gjirokastër…“Një futbollist që e quan veten profesionist, nuk mund të ketë një sjellje të atilla. Nuk mund të udhëtoj drejt Gjirokastrës me shpenzimet e mia. Kam qiranë e shtëpisë pa paguar, ushqimin. Kam tetë muaj që s’marr asnjë lekë, si mund të përballoj veten, pasi unë mbaj veten me rrogat e Luftëtarit dhe familjen”.

Marrëveshja

“Nuk e besoj që të ketë një marrëveshje pasi ata nuk kanë marrë asnjëherë në telefon që do të ishte më minimalja dhe nuk besoj se do të ketë marrëveshje në të tilla kushte. Shpresoj që të dal sa më shpejt lojtar i lirë dhe të shoh të ardhmen time. Jam futbollist profesionist, kjo është puna ime dhe dua që të bëj më të mirën time. Kur të dal i lirë do të zgjedh më të mirën për veten time”.

Akuzat

“Pamjet filmike flasin qartë, u akordua penallti që s’kisha lidhje, madje kam shënuar edhe gol në një prerje ndeshje. Të gjitha janë me pamje, le t’i shohin mirë, t’i shohë edhe prokuroria. Më ka dërguar edhe një “sms” që duket pak kërcënues, kur tha që t’i kalojmë gjërat pak personalisht me njëri-tjetrin”, – tha Donald Rapo.

të fundit

Protesta hyn në ditën e 133-të kundër qeverisë, qytetarët këmbëngulin për dorëheqjen e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, me qytetarët që mbajnë të pandryshuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit…

10 minutes ago

Parashikimi i motit 10 Tetor 2026, reshje shiu me vranësira

Sot vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen reshje me vranësira dhe intensitet të ulët në…

14 minutes ago

Biseda me Bezosin ndikoi në krijimin e Ferrarit elektrik Luce

Sipas presidentit të Ferrarit, John Elkann, një bisedë me Jeff Bezosin në korrik të vitit 2016 ishte një faktor i…

27 minutes ago

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

8 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

8 hours ago