Serie A po kërkon me çdo kusht të rifillojë sezonin, edhe pse situata nga Koronavirusi në Itali mbetet delikate.
Kështu, protagonistët dhe aktorët e futbollit mundohen të gjejnë ide se si topi të rrotullohet sërish.
None found
Një ide vjen edhe nga trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri.
Tekniku dorianëve pranon sakrificën për të vazhduar kampionatin, por ngjeshja e ndeshjeve mund të bëjë që të luhen edhe tre të tilla brenda një jave.
Në këtë formë, ish-trajneri i Leicester ka hedhur idenë për të lejuar pesë zëvendësime dhe jo tre.
“Nuk e di nëse është e mundur apo jo të rifillohet kampionati. Është momenti që mjekët të marrin përgjegjësitë dhe të vendosin nëse mund të rifillohet apo jo. Nga momenti që është një sëmundje që nuk e njohim, atëherë lojtarët janë si makina të Formula 1, do shtyjnë në maksimum.
A mund të shtyjnë në maksimum djemtë? Dhe, a do të mjaftojë një muaj përgatitje për të luajtur tre ndeshje në javë? Unë nuk mund të përgjigjem, nuk jam një doktor.
Unë mund të them vetëm, doni të rifillojmë, dakord atëherë. Do të merren të gjitha masat, shumë mirë. Do luajmë tre ndeshje në javë, shumë mirë. Atëherë, le të bëjmë pesë zëvendësime në ndeshje, kështu i ndihmojmë më shumë djemtë të rikuperohen. Sepse përndryshe do i stresojmë shumë dhe nuk më duket momenti për t’i stresuar lojtarët dhe këtu nuk po flas vetëm për të mitë që janë goditur edhe nga Koronavirusi”, tha Ranieri.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…