Categories: Uncategorized

Ramos dhe Reali drejt përfundimit të marrëveshjes për kontratën e re

Negociatat për rinovimin e kontratës së kapitenit Ramos te Reali janë drejtë përfundimit.

Kontrata aktuale e kapitenit të Real Madridit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021 dhe ai dëshiron ta zgjasë atë kontratë edhe për dy vjet të tjera, rrjedhimisht deri në vitin 2023.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka një rregull kur vjen fjala për rinovimin e kontratave të lojtarëve më të vjetër në moshë, siç është edhe rasti i Sergio Ramosit.

Drejtuesit e Los Blancos do të preferonin të shkonin me kontrata vetëm njëvjeçare për lojtarët më të moshuar si Ramos, përkundër që ky i fundit e ka dëshmuar se është në formë të mirë fizike gjatë këtij sezoni.

Real Madridi e ka përdorur këtë rregull edhe me disa futbollistë të tjerë në të kaluarën dhe Pepe është shembull i mirë për një lojtar që s’e pranoi këtë trajtim nga madrilenët dhe u largua,

Ramosi dëshiron ta ketë të ardhmen mjaftueshëm të sigurt në mënyrë që të përqendrohet për ta mbajtur vazhdimisht lart nivelin e tij të paraqitjeve.

Ai dëshiron ta mbajë formën e mirë në mënyrë që të jetë në 100 përqindëshin e vet për turneun e Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar të Spanjës. /G

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

2 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

2 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

2 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

3 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

3 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

4 hours ago