Menaxheri i njohur i futbollistëve të mëdhenj, Mino Raiola, është zotuar se do t’ia dërgojë Real Madridit një lojtar kampion, duke i nxitur edhe më shumë kështu thashethemet se mesfushori i Manchester Unitedit Paul Pogba do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane.
Raiola, një menaxher me ndikim të madh, ka zbuluar se ka marrëdhënie shumë të mira me Madridin dhe se ëndrra e tij është t’i ndihmojë ta blejë një lojtar kampion.
None found
“Kam marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin. Shpesh flas me Jose Angel, është argëtuese dhe kënaqësi të flasësh me të për futbollin dhe ngjarjet e FIFA-s”, tha Raiola për Marca.
Sot gjatë ditës, tabloidi britanik “Sun” raportoi se Manchester Unitedi ka vendosur t’ia ulë çmimin Pogbas nga 190 milionë euro në 105 sosh.
“Shpresoj se një ditë do ta dërgoj një lojtar kampion në Real. Këtë verë dua ta dërgoj një lojtar të madh në Madrid. Për mua dhe për të gjithë lojtarët e mi do të ishte krenari, sepse Reali është ekip i madh”, shtoi ai.
Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së Komisionerja evropiane për…
Kosova e së ardhmes ndërtohet përmes vendimeve të përgjegjshme të së sotmes. Sot u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar “Vizioni Hapësinor i…
QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet…
Krijimi i një rrjeti kombëtar onkologjik, unifikimi i standardeve të trajtimit dhe hartimi i një plani afatgjatë për kontrollin e…
Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Jadon Sanchon dhe nuk e ka përjashtuar…
Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacionit mjekësor,…