Mino Raiola ka folur për rikthimin e mundshëm të Paul Pogbas te Juventusi duke thënë se lojtari e sheh Italinë “si shtëpinë e tij të dytë”.
Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Torino, ndërsa Raiola ka folur për “SportMediaset”, duke sqaruar disa gjëra për lojtarin.
“Unë flas me Pavel Nedved për të dhe për lojtarë të tjerë. Detyra jonë është të përfaqësojmë, të informojmë, të shohim, të ëndërrojmë dhe të hedhim poshtë idetë”.
“Për Pogban është folur edhe me palët e tjera”.
I pyetur nëse një rikthim te Juve ishte i pamundur, Raiola si gjithmonë ka një përgjigje.
“Nëse gjërat do të ishin të pamundura në afatin kalimtar, transferimet nuk do të ekzistonin. Juve, PSG, Real Madrid dhe Barcelona kanë treguar gjithmonë se asgjë nuk është e pamundur në afatet kalimtare”.
“Ashtu si për Zlatan Ibrahimovicin, Italia është shtëpi e dytë edhe për Pogban, kështu që atë nuk e shqetëson idenë e një rikthimi në Juve”.
“Megjithatë, është shumë herët të flasim për gjëra të tilla. Ka ende kohë në mbylljen e sezonit dhe Kampionatin Evropian”.
“Le të presim që këto gjëra të përfundojnë së pari”, ka thënë Raiola.
Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…