Adrien Rabiot i ka mohuar lajmet se do të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji për të kaluar në Manchester United. Ai ka insistuar se do të qëndrojë në Juventus të paktën deri në fund të sezonit.
Mesfushori francez e kompletoi transferimin në Juventus më 1 korrik, pasi i përfundoi kontrata me Paris Saint-Germainin.
None found
24-vjeçari ishte lënë jashtë skuadrës së PSG-së për shumicën e sezonit të kaluar, pasi që s’kishte pranuar të nënshkruante kontratë të re me klubin.
Francezit iu dha një mundësi e dytë në karrierën e tij si futbollist nga Juventusi, mirëpo ai ende s’ka arritur ta fitojë një vend në formacionin e parë të Maurizio Sarrit. Kjo gjë bëri që të shtoheshin spekulimet për një transferim në Manchester United.
Kur u pyet për këto spekulimeve, pasi luajti plot 90 minuta në ndeshjen kundër Cagliari, Rabiot u përgjigj: “Po, unë do të qëndrojë në Juventusi, s’kam asnjë dyshim. Nuk kemi asnjë problem”.
“Unë e ndiej se e kam besimin e klubit dhe trajnerit Sarri. Viti 2019 nuk ishte i lehtë për mua, erdha në Juventus pasi nuk pata mundësi të luaja për një kohë të gjatë. Po tentoj të përshtatem me ligën e re”, shtoi Rabioti.
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…
Drejtori i akademisë së Bayern Munichut Jochen Suaer ka bërë kritikë direkte ndaj Federatës Gjermane për humbjen e shumë talentëve,…
Analisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe mënyrën se si u zgjidh kriza institucionale përmes zgjedhjes së presidentes…
Vllaznia - Malisheva dhe Pep GuardiolaPas largimit të Thomas Bradri nga Malisheva drejt Arabisë Saudite, klubi nga Superliga e Kosovës…
Cristiano Ronaldo mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj për largimin pa autorizim nga grumbullimi i Kombëtares…