Categories: Uncategorized

Qeveria s’e ka në axhendë rifillimin e futbollit, FSHF ngulmon për të kundërtën

Ditën e djeshme, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, tha se nuk është në planet e hapjes së ngadaltë sporti dhe futbolli në veçanti.

Ajo e konsideroi si aktivitet me rrisk të lartë infektimi, referuar pandemisë së Covid-19. Pa marrë një përgjigje zyrtare nga autoritetet, FSHF i ka dërguar sot një shkresë tjetër ministres së shëndetësisë, duke i kërkuar takim e diskutim për një protokoll higjiene, që qeveria jonë e futbollit e ka përgatitur në konsultim me ekspertë të UEFA-s dhe FIFA-s, që ai të zbatohet për stërvitje fillimisht e pastaj ndeshje.

Të lidhura

None found

Sekretari Ilir Shulku, që ka firmosur shkresën përkatëse në emër të institucionit, kërkon krijimin e një grupi pune të përbashkët për implementimin e këtij protokolli, sipas të cilit futbolli duhet të rifillojë pa praninë e tifozëve dhe me masa të rrepta higjieno-sanitare. Shkresa e protokolluar i është dërguar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manasterliu, por për dijeni edhe të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj.Besa Shahini, dhe kryeministrit Edi Rama. Në të shkruhet:

“Propozim i protokollit sanitar per organizimin e ndeshjeve të futbollit.
Të nderuara zonja Ministre,

Me shkresën Nr. 373 Prot, datë 22.04.2020, Federata Shqiptare e Futbollit ju ka propozuar që aktivitetet futbollistike për pjesën e mbetur të sezonit të luhen pa praninë e spektatorëve dhe në masa të rrepta higjiene, duke sugjeruar që faza stërvitore, të rifillonte në datën 2 maj 2020, për veprime stërvitore standard, pa kontakt fizik; ndërsa kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë rreth datës 20 maj 2020.

Në vijim të kësaj shkrese të mbetur pa përgjigje zyrtare nga ana Juaj, duke marrë shkas nga eksperienca e pjesës më të madhe të vendeve europiane, Ju dërgojmë një propozim mbi protokollin sanitar të organizimit të ndeshjeve të futbollit. Përmes kësaj shkrese, Ju kërkojmë të krijojmë një grup pune të përbashkët për implementimin e këtij protokolli. Ky protokoll është përgatitur pas konsultimeve me ekspertetët e FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjeksor të ekipeve kombëtare.

Duke shprehur edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar e për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve, mbetemi besimplotë në reagimin tuaj pozitiv”.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

13 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

22 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

22 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

22 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

23 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

24 minutes ago