Me siguri të gjithë e njihni historinë e qenit besnik Hachiko që përloti botën.
Ai priti për 9 vite të zotin, i cili vdiq dhe nuk u kthye kurrë tek qeni i tij.
Një histori e tillë po përsëritet me qenin e ish-trajnerit të boksit, Skënder Kurti, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të Covid-19.
Qeni i tij vazhdon ende ta presë tek shkallët e pallatit, siç tregon miku i Kurtit, Murat Basha.
“Kuqi,Haçiko ynë.
Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e apartamentit Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…😢😢😢😢😢”- rrëfen miku i ish-kampionit të boksit.
Kurti u nda nga jeta në datën 5 të muajit prill, në moshën 61-vjeçare, dy javë pasi pësoi vdekje klinike si pasojë e koronavirusit.
Ish-trajneri po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar në reanimacion.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…
Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…
Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…
Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…
Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…