Categories: Uncategorized

PSG u bë pishman për Thiago Silvan, tentoi ta mbante në fund

Agjenti i Thiago Silva, Paulo Tonietto foli për de L’Equipe për lamtumirën e tij me PSG dhe nxjerr prapaskenat e ndarjes me PSG-në.

Ai e ka zbuluar se Tuchel dëshironte të vazhdonte kontratën me lojtarin por jo edhe Leonardo.

“Ai nuk shpresonte më sepse Leonardo i kishte thënë dy muaj më parë se nuk donte të zgjaste kontratën e tij. Por të martën e kaluar Leonardo telefonoi Thiago dhe ngriti mundësinë që ai të mund të qëndronte një vit tjetër. Thiago tashmë kishte një marrëveshje me Chelsea, nuk mund të kthehej përsëri mbrapa. Kur bën një propozim të tillë, duhet të bindesh. Më shumë se dy muaj më vonë ai dëshiron ta zgjasë kontratën, si e gjykoni?”.

“Tuchel gjithmonë donte të mbante Thiago. Ajo që ai dëshironte ishte Leonardo dhe ai është ai që ka fuqinë. Unë nuk isha në gjendje të pranoja ofertën e Leonardos duke marrë parasysh atë që ai kishte thënë dy muaj më parë. Do të kishte qenë poshtëruese. Thiago Silva ishte i befasuar nga mënyra se si u largua nga PSG dhe nga qëndrimi i Leonardo”, ka thënë agjenti i Thiago Silvas.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

1 hour ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

1 hour ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

1 hour ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

2 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

2 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

3 hours ago