Categories: Uncategorized

PSG triumfon bindshëm ndaj Monacos dhe “blindon” kreun (VIDEO)

Tri ditë më parë PSG dhe Monaco u ndanë në një barazim spektakolar 3-3 në “Parc Des Princes”, por skuadra nga principata nuk ia doli të bëjë dot asgjë mbrëmjen e sotme për të ndalur sërish kampionët në fuqi të Francës.

Në stadiumin “Luigji i Dytë” të principatës franceze u zhvillua ndeshja e prapambetur e kampionatit francez, por mbrëmjen e sotme PSG u tregua perfekt dhe arriti të marrë tre pikët falë fitores 1-4.

Kylian Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, ndërsa pranë fundit të pjesës së parë ishte Neymar që dyfishoi shifrat pas ekzekutimit të saktë të një penalltie.

Goli i tretë për PSG-në u shënua nga Sarabia në pjesën e dytë, ndërsa Monaco shënoi golin e vetëm me anë të Bakayoko tre minuta para fundit. Pak para vërshëllimës finale, pati kohë edhe për një gol tjetër të Mbappe, që vulosi rezultatin 1-4.

Me këtë fitore Paris Saint Germain ruan kreun, por shkon në kuotën e 49 pikëve dhe çon në 8 pikë distancën nga Marseille, që e ndjek në vendin e dytë me 41 pikë.

të fundit

Rama batuta me Mogherinin: Nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë ende aplikimin për pasaportë shqiptare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, nuk i kurseu batutat…

14 minutes ago

Nuk është Kolë Laca, ky është i dashuri i Beatrices së Shkodrës Elektronike

Teksa të gjithë mendonin se i dashuri i këngëtares së Shkodra Elektronike, Beatrice Gjergji, ishte po anëtari i grupit Kolë…

16 minutes ago

“Mund të hyjë në BE para 2030!” Shefi i KE, Antonio Costa: Shqipëria, mishërimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Rama falenderoi shefin e…

19 minutes ago

Akuzë bombë: Lively i kërkoi Swift të fshinte mesazhet dhe të fliste publikisht

Një përplasje ligjore gjithnjë e më e nxehtë po përfshin emra të njohur të Hollywood-it, ku së fundmi, edhe Taylor…

31 minutes ago

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama pret në Kryeministri presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Costa ka ardhur në Shqipëri në…

49 minutes ago

Kur vetëbesimi bëhet magji: Shenja që këtë javë i ka yjet me vete

Nëse keni ndjerë se diçka brenda jush po ndizet sërish, mos u habisni – është ndikimi i yjeve tek Luani,…

57 minutes ago