Categories: Uncategorized

PSG-ja i prish punë Interit, hyn në garë për Eriksen

Paris Saint-Germaini është i gatshëm t’i bëjë konkurrencë Interit për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Interi është përfolur që disa ditë për transferimin e Eriksenit, mirëpo tani gazeta britanike Mirror raporton se planet e zikaltërve mund të prishen shkaku i PSG-së.

Kontrata e Eriksenit me Tottenhamin skadon në qershor, por futbollisti dëshiron të largohet qysh këtë muaj e jo në fund të sezonit si transferim i lirë.

Shumë burime në Itali dhe Angli pretendojnë se Erikseni tashmë ka marrëveshje personale me Interin për një kontratë katërvjeçare, në vlerë prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, Interi dhe Tottenhami s’po pajtohen për çmimin e futbollistit. Italianët kanë bërë ofertë prej dhjetë milionë eurosh, ndërsa anglezët e vlerësojnë lojtarin e tyre me 20 milionë.

Këtu hyn në lojë PSG-ja, që është e gatshme t’i paguajë 20 milionët që i kërkon Tottenhami për Eriksenin. Nëse edhe danezi pajtohet për këtë transferim, atëherë planet e Antonio Contes do të mbeten të parealizueshme.

të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Kush janë “të mëdhenjtë” që mbeten jashtë parlamentit

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike, tashmë ka përfunduar në të gjithë vendin, i cili ka ndarë deri…

8 minutes ago

E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

Mbrëmjen e djeshme, pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim…

39 minutes ago

Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda, paralajmërimi për cunam

Gjatë natës së kaluar, një tërmet i fortë është regjistruar në Greqi, me epiqendër pranë ishullit të Kretës. Sipas Qendrës…

57 minutes ago

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,…

1 hour ago

Përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar  në Tiranë, ku siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, katër…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 87.2 lekë dhe do të shitet me…

2 hours ago