Categories: Uncategorized

PSG e nis kampionatin me 8 mungesa për shkak të covid-19

Paris Saint Germain do ta nisë me 8 mungesa sezonin e ri të Ligue 1 ku 7 prej tyre madje janë titullarë.

Kampionët e Francës të cilët do të zbresin në fushë të enjten e 10 shtatorit për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Lens në program për t’u luajtur në fund të gushtit por që u shty me kërkesën e PSG, nuk do të kenë në dispozicion emra të rëndësishëm për shkak se plot 8 futbollistë janë prekur nga COVID-19 dhe duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në këtë listë bëjnë pjesë dy portierët Keylor Navas e Sergio Rico, por edhe treshja e frikshme sulmuese Neymar-Icardi-Mbappe ndërsa të prekur me koronavirus janë edhe Di Maria, Paredes e Marquinhos.

Të gjithë këta futbollistë u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve verore, pas finales së Champions League ndaj Bayern Munich.

Në këtë mënyrë trajneri i PSG, Thomas Tuchel do ta ketë shumë të vështirë të krijojë një 11-she kompetitive për sfidën ndaj Lens e cila do të jetë shumë e vështirë për parizienët.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

13 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

31 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

39 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

46 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago