Categories: Uncategorized

Prokurori grek: Maguire shpiku historinë e drogimit të motrës së tij nga shqiptarët

Prokurori që përfaqëson policët grekë, për sulmin ndaj të cilëve u shpall dje fajtor kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, tha sot se akuzat ndaj tij mund të anulohen nëse ai kërkon falje për veprimet.

Yoannis Paradissis shtoi gjithashtu se motra e tij 20-vjeçare Daisy nuk ka përmendur asgjë për çështjen se “ishte droguar nga dy shqiptarë” kur u intervistua nga policia.

Maguire kishte thënë në argumentimin e tij se ai, i vëllai dhe një mik, kishin shkuar në ndihmë të Daisyt natën e trazirave në Mykonos, pasi ishte injektuar me një drogë përdhunimi nga “dy shqiptarë, që më pas ishin larguar”.

Por pas shpalljes së fajësisë, Paradissis tha se kjo ishte një histori “e shpikur” nga pala e Maguire si një tentativë për të fshehur sjelljen e tyre të përçmuar, duke shtuar se “nuk kam dëgjuar kurrë broçkulla të tilla”.

Duke folur për procesin e apelimit nga i akuzuari, Paradissis tha sot: “Në Greqi procesi i apelit është rigjykim pra gjykimi nis nga e para. Prandaj unë besoj se ka ende kohë që të akuzuarit të kërkojnë falje dhe atëherë unë besoj se rezultati do të jetë ndryshe nga i pari”.

Sipas ligjit grek, akuzat për lëndime të lehta trupore dhe sulm verbal, mund të tërhiqen. I pyetur për ndjesën, Paradissis tha: “Oficerët më thanë se janë ende duke pritur kërkesën e ndjesës. Policët janë goditur”. /TCh

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago