Zlatan Ibrahimovic arriti të shënojë për Milanin këtë javë, por realizmi i tij nuk mjaftojë që “kuqezinjtë” të merrnin të paktën një pikë.
Tre golave të sezonit aktual u bashkëngjiten edhe 41 të tjerë të përvojës së tij të parë milaniste, çka e bën automatikisht golashënuesin më të mirë të dekadës së fundit.
Askush nuk ka bërë më mirë se suedezi, i cili edhe pse 38 vjeç ka arritur të përmirësojë ndjeshëm ecurinë e skuadrës dhe rendimentin e shokëve. Përveç rolit të liderit në fushë, Ibra ka marrë edhe atë të udhëheqësit jashtë saj.
Sipas “Sportmediaset”, ai është acaruar nga mënyra se si u largua Zvonimir Bobani, të cilin e konsideronte si urë lidhëse mes skuadrës dhe bordit drejtuesit.
Shkarkimi i kroatit ka nervozuar numrin 21 kuqezi që të shtunën mbrëma raportohet të ketë pasur një ballafaqim me Ivan Gazidis. Në qendër të diskutimit ka qenë situata në klub, dhe pavarësisht se ka marrë garanci nga administratori, Ibra nuk është i qetë.
Kjo vjen edhe për shkak të së ardhmes së tij. Ai kishte një akord me Bobanin e Maldinin për të vijuar karrierën te Milani, por me largimin e kroatit e atë të mundshëm të legjendës, qëndrimi i Zlatanit komplikohet ndjeshëm, aq më tepër që në krye të ekipit pritet një trajner si Rangnic që nuk ka simpati për lojtarët në moshë.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…