Liverpool është duke marshuar drejt titullit të Premier Leagua pas shumë vitesh.
kuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp me fitimin e titullit do të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, ku gjatë merkatos së verës pritet të largohen të paktë 5 futbollistë.
Trajneri gjerman nuk lejoi largimin e asnjë lojtari në janar, pasi tha se dëshiron ta ketë grupin e plotë deri në përfundim të sezonit.
Por mediat britanike kanë zbuluar 5 lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e gjermanit për sezonin e ardhshëm.
Xherdan Shaqiri pritet të jetë lojtari i parë në listë që do të largohet, pasi këtë sezon nuk kishte shumë hapësira duke vuajtur shumë edhe nga dëmtimet.
Lojtari me origjinë shqiptare mund të rikthehet në Bundesliga ku shumë skuadra e duan, megjithatë për të ka interes edhe nga skuadrat angleze, por edhe Galatasarayn nga Turqia.
Portieri spanjoll Adrian gjithashtu do të largohet, ndërsa në këtë rrugë janë edhe mbrojtësit Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne.
Emri i fundit në listën e largimeve është ai i mesfushorit anglez, Adam Lallana, kontrata e të cilit skadon në verë dhe “The Reds” nuk e kanë ndërmend të rinovojnë me atë.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…