Categories: Uncategorized

Prestigjiozja franceze zbulon prapaskenat: Tuchel ishte kundër blerjes së Icardit

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, sipas të cilës trajneri gjerman Thomas Tuchel ka qenë kundër blerjes së kartonit të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Ky i fundit iu bashkua PSG-së verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje dhe pas një starti mjaft të mirë të sezonit, paraqitjet e bomberit argjentinas erdhën në rënie të vazhdueshme, aq sa u la në pankinë në ndeshjet e “Final Eight” në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Megjithatë klubi francez vendosi të ushtrojë të drejtën e blerjes së Icardit për shifrën e 50 milionë eurove, plus disa të tjera në formë bonusi, ndërsa e përditshmja franceze zbulon se ka qenë Leonardo ai që ka këmbëngulur më shumë.

Drejtuesi brazilian ka bindur trajnerin Tuchel, duke i thënë se bëhet fjalë për një rast të mirë merkatoje, duke qenë se në kushte normale kartoni i argjentinasit do të kushtonte shumë më tepër.

Megjithatë sulmuesi argjentinas vijon të vuajë mungesën e golave, ndërsa edhe vetë Tuchel e pranoi se Icardi duhet të fillojë të shënojë, për të gjetur besimin. “I mungon besimi dhe nuk mund t’ia heq duke i folur apo duke i mësuar sjellje. Për t’u rikthyer ai që njohim, duhet të shënojë”, u shpreh Tuchel.

të fundit

Mickoski zotohet për kompensim të plotë të dëmeve pas stuhisë

Kryeministri Hristijan Mickoski, pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin gjatë ditës së djeshme, tha se institucionet dhe komunat kanë…

19 seconds ago

Përfundon kontrolli i firmave në LDK, ende pa datë për Kuvendin

Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku…

14 minutes ago

Pamje të reja të Dodge Charger: A po vjen së shpejti varianti SRT?

Një video që qarkullon në mediat sociale duket se tregon dy variante të Dodge Charger që nuk i kemi parë…

17 minutes ago

SUV-ja 8-vendëshe e Mazdës mposht Dodge Charger R/T në shpejtësi maksimale dhe e tejkalon në peshë

Limuzinat sportive supozohet të jenë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të fokusuar se SUV-të familjare.Makinat muskulore supozohet…

17 minutes ago

Audi Q7 2027 vjen me pamje të rifreskuar dhe motorizime më të fuqishme – ja sa kushton

Audi i dha një përditësim të madh SUV-it të tij të mesëm Q7 për vitin 2027, me stil të ri,…

17 minutes ago

Italia synon Guardiolën, ofron kushte të jashtëzakonshme për ta sjellë në krye të kombëtares

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se po zhvillon bisedime për emërimin e Pep Guardiolës si trajnerin e ardhshëm…

21 minutes ago