Kampionati francez është një nga të paktët në Europë që ka vendosur për ndërprerjen përfundimtare të sezonit 2019-2020, pasi një vendim i qeverisë së Francës bëri që të ndaleshin të gjithë aktivitetet sportive deri në muajin shtator.
Shkak u bë përhapja me shpejtësi e Koronavirusit, por vendimi i qeverisë franceze u kritikua nga UEFA, ndërsa së fundi ka qenë edhe presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, që tha se në Francë gjithçka ishte bërë në mënyrë të nxituar.
“Ndalja e Ligue 1 ishte një zgjedhje prej idiotësh të vërtetë. Është paradoksale kur mendon që një vend si Spanja, shumë më e goditur se ne nga Koronavirusi, reflektoi dhe gjeti mënyrën për t’u rikthyer në fushë. Na u kërkua durim dhe u hartua një protokoll sanitar, që ne në kampionatin francez as që nuk patëm mundësi ta shohim. Ky është një skandal i vërtetë”, tha Aulas.
Lyoni ishte në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku mposhti me rezultatin 1-0 Juventusin në ndeshjen e parë në Francë dhe ndeshja e kthimit pritet të luhet vetëm në muajin gusht, ndërsa Aulas e pranon se sfida përballë bardhezinjve do të jetë shumë e komplikuar.
“Në ndeshjen e Championsit ndaj Juves do të paraqitemi me të dyja këmbët të lidhura dhe me kokën e lodhur nga pushimi i gjatë. Ata do të nisin të luajnë në muajin qershor dhe ne do të jemi pushim, ndaj do të jetë e vështirë”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…