Dinamo edhe në këtë sezon ka ngecur mes vështirësive në Kategorinë e Parë, teksa në javët e fundit i duhet të sigurojë mbijetesën për të provuar më pas në vitin e ardshëm ringritjen drejt elitës.
Rikthimi i klubit në lartësinë e emrit është edhe objektivi i presidentit, Marko Pontreli, i cili së fundmi në një intervistë për “Sportpress24” është shprehur se ka ardhur koha për ta ringjullur emrin e Dinamos. Sakaq, ka treguar edhe projektet ambicioze që ka në plan për të ardhmen.
None found
Trajneri Kamarata- “Është një njeri i madh në aspektin e vlerave njerëzore. Është diçka që i paraprin disiplinës. Rezultatet duhet të vijnë në mënyrë të sinkronizuar. Vendos në plan të parë atë që drejton anijen. Ai është lidhur me mua falë këmbënguljes dhe elementëve të tjerë profesional. Është gati të hedhë hapin e madh”.
Dinamo dhe projekti për klubin- “Një emër me një histori të bukur. Klub që ka fituar shumë trofe dhe ka dhënë në arenën ndërkombëtare. Flas gjithmonë me tifozët dhe jam i emocionuar nga dashuria dhe respekti që ata kanë për këtë fanelë. Kam mbledhur hirin e 6 muajve me shumë sakrificë dhe përkushtim. Tani jemi të ekuilibruar. Të gjithë buzëqeshim, por rruga është e gjatë dhe nuk kam ardhur këtu që të qesh. Duhet të shpëtojmë sezonin. Kur erdha te Dinamo, ekipi kishte grumbulluar 11 pikë. Play-out është akoma utopi sepse kemi dhe dy beteja për të zhvilluar.
Kam një program dhe besoj se Dinamo do të ketë një qendër të dytë sportive, e cila do të shërbejë si akademi ndërkombëtare dhe do të drejtohet instruktorë të huaj dhe ish-kampiona bote, të cilët do të transmetojnë vlerat sportive dhe njerëzore. Futbolli është një kompani dhe ka nevojë të gjenerojë të ardhura për të garantuar premisa të mëdha.
Kthimi i Dinamos në seriozitetin profesional është misioni im për të treguar ka ardhuar koha për të ringjallur këtë emër. Do të përqëndrohemi te të rinjtë dhe do t’u hapim dyert personave që kanë njohuri për futbollin”, u shpreh Pontreli.
Sabit BilaliPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Besëlidhjes ka njoftuar arritjen e akordit me mesfushorin Sabit Bilali [...]Read More...
Luka Modric është pranë vazhdimit të aventurës së tij me Milanin edhe për një sezon tjetër, pavarësisht se kishte menduar…
Gjatë një operacioni antidrogë të kryer nga task forca federale në Memphis, një person u vra, duke e çuar në…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,…
Një efektiv i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR), i përballur me akuza për vrasjen e Anastasiia Berezovskës, e cila dyshohej…
DinamoEdhe pse pritshmërit ishin të larta që Dinamo të merrte rezultat pozitiv kundër Astanës në Conference League, kryeqytetasit dolën të…