Categories: Uncategorized

Presidenti i UEFA-s: Duhet të mbyllim sezonin, jemi gati të luajmë pa tifozë

Ndërkohë që shumë liga po nisin përgatitjet për vazhdimin e sezonit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dhënë një intervistë ku është shprehur mjaft optimist për çuarjen deri në fund të këtij sezoni.

“Synimi parësor është të mbrojmë shëndetin e tifozëve, drejtuesve dhe futbollistëve, ndaj mendoj se mund të rifillojmë të luajmë me stadiumet bosh dhe të çojmë sezonin deri në fund. Në këto momente të vështira, zhvillimi i ndeshjeve do të sillte sadopak kënaqësi për njerëzit, ndonëse do t’i shikonin vetëm nëpërmjet televizorit”, tha Ceferin.

Kreu i qeverisë europiane të futbollit pranoi se të luash pa tifozë është gjithmonë e vështirë, por shtoi se në këto momente është shumë më e rëndësishme të luhet, pasi në të kundërt do të kishte pasoja të rënda ekonomike.

“Nëse nuk arrijmë të mbyllim sezonin, atëherë dëmet ekonomike për klubet do të jenë të paimagjinueshme, megjithatë presim ende lejen e autoriteteve për të zhvilluar ndeshjet pa tifozë. Sigurisht që ky nuk është një opsion shumë i mirë, por është më mirë sesa të ndalemi fare”, deklaroi kreu i UEFA-s.

të fundit

Horoskopi 16 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me…

7 hours ago

Vetëm një detaj ka mbetur për t’u zgjidhur para se Fati të largohet nga Barcelona

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë…

7 hours ago

Prej vitesh në Amerikë, aktori shqiptar na prezanton me vajzën e tij

Aktori shumë i dashur shqiptar, Herion Mustafaraj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

7 hours ago

Plagoset me Jet Ski turisti belg në Durrës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Një turist belg është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, pasi është rrëzuar në…

7 hours ago

Atletico Madrid viktima e radhës e PSG-së, kampioni evropian fiton me ‘poker’ golash

Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën…

7 hours ago

Kuvendi zhvillon nesër seancë plenare, ja çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër në mesditë seancë plenare, e hënë, ora 13:00. Rendi i ditës është si më poshtë…

8 hours ago