Italia është duke u përballur me një situatë tepër të vështirë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Numri i viktimave çdo ditë vjen në rritje.
Përtej kësaj organizatorët e eventeve sportive vijojnë të mendojnë sesi të mbyllin Serie A dhe ligat e tjera në Itali. Skenaret janë të ndryshme, por presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka shpërthyer ndaj këtyre mendimeve.
None found
Cellino është i bindur se ky sezon ka përfunduar dhe i bën thirrje edhe të tjerëve të mos besojnë në mrekulli.
“Ka shumë shumë gjëra. Nuk duhet të mendojmë se kur të rillojmë, por nëse do të mbijetojmë. Nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet të zhvendoset sezonin tjetër dhe ky sezon të marrë fund. Realizëm, zotërinj, duhet të ketë realizëm!
A keni lexuar njoftimin për shtyp të tifozëve të Lombardisë? Jeta është e para. Ka ultras që sjellin oksigjenin në spitale, të tjerë që vajtojnë të vdekurit e tyre. Ju nuk mund të luani më këtë vit. Mendoni për sezonin tjetër. Dikush ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, dhe ky dikush është më i keq se virusi. Nuk besoj në mrekulli, kam ndaluar së bëri shumë kohë më parë.
Sezoni është zhdukur, nëse dikush e dëshiron këtë kampionat të mallkuar le ta marrin. Mjaft më, sezoni ka mbaruar! Dhe nuk as kështu sepse Brescia është në vendet e fundit. Jemi të fundit sepse e meritojmë. E meritoj unë i pari. Unë mendoj për ata që do të humbasin punën e tyre dhe ata që po vdesin”, përfundoi Cellino.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…
Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…
Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…