Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dhënë një intervistë për mediat italiane mbrëmjen e djeshme, ku u ndal te rifillimi i kampionatit brenda muajit qershor dhe e cilësoi këtë një hap shumë të rëndësishëm.
“Të ndaleshim sot do të ishte një zhgënjim. Nëse futbolli nuk rifillon do të ketë një impakt të madh në ekonominë e këtij sporti, por edhe të vendit, pasi është një sektor që xhiron rreth 5 miliardë euro në vit”, deklaroi kreu i FIGC.
Më pas Gravina tha se edhe vetë ky sport është ndarë në dy kampe, ata që duan t’i shkojnë deri në fund dhe të tjerë që duan ndërprerjen, por shtoi se federate ka bërë gati protokollin për të rinisur seancat stërvitore.
“Unë nuk e kam marrë kurrë në konsideratë idenë për të ndalur futbollin dhe nuk do ta marr as këtë herë, ndaj po ia lë qeverisë. Nuk mund të jem sipërmarrësi i futbollit italian, edhe për faktin që klubet janë ndarë në dy kampe, ata që duan të vazhdojmë dhe të tjerë që duan të ndalemi. Ne kemi përgatitur protokollin dhe ia kemi dërguar qeverisë, e cila do të vendosë nëse do të rifillojmë apo jo më datën 4 maj. Sipas parashikimeve të specialistëve, në muajin qershor Italia do të kalojë një periudhë frymëmarrjeje, ndaj shpresoj që të rifillojmë atëherë më ndeshjet”, u shpreh Gravina.
Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me…
Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë…
Aktori shumë i dashur shqiptar, Herion Mustafaraj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Një turist belg është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, pasi është rrëzuar në…
Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër në mesditë seancë plenare, e hënë, ora 13:00. Rendi i ditës është si më poshtë…