Teksa UEFA dhe FIFA janë në dilemë për datën dhe mënyrën sesi do të rinisë futbolli, nga Gjermania vjen një thirrje vërtet domethënëse.
Kriza ekonomike në futboll për shkak të Koronavirusit po merr aq përmasa të mëdha, saqë një pjesë e klubeve mund të rrezikojnë falimentimin.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DBF) ka një paralajmërim.
Fritz Keller flet hapur për “Kicker” rreth pasojave ekstreme që mund të ketë pezullimi përfundimtar i këtij sezoni.
Kosto ekonomike do të ishte e madhe dhe shumë klube gjermane nuk do e përballonin dot faturën.
“Duhet të kthehemi me çdo kusht në fushë për të shpëtuar sistemin, edhe me koston e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë. Përndryshe, disa tifozë nuk do të jenë në gjendje për të shkuar e parë një ndeshje të skuadrës së zemrës, sepse skuadra nuk mund të ekzistojë më”, komenton Keller.
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…
Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…
Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…
Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…