VAR ka marrë vendime të gabuara në të tria ndeshjet e ditës së enjte, ka konfirmuar Premierliga.
Tani është sqaruar se Manchester Unitedit dhe Southampton nuk kanë merituar penalltitë, por Tottenhami po.
Dita e enjte në Premierligë ka nxjerrë në pah se vendimet e gabuara në fushat e futbollit nuk janë larguar, pavarësisht instalimit të sistemit VAR.
Qendra e ndeshjeve të Premierligës ka pranuar gabimet, kur është kontaktuar nga ‘BBC’s Match of the Day’.
Sipas tyre, penalltia e Bruno Fernandes në përballjen Aston Villa – Manchester United nuk ka ekzistuar, dhe të njëjtën gjë kanë thënë për penalltinë e fituar nga Southampton përballë Everton në ‘Goodison Park’.
Harry Kane u rrëzua në zonë në sfidën mes Bournemouth – Tottenham pas një ndërhyrje të Joshua King.
Gjyqtari i ndeshjes dhe VAR, u dakorduan se ndërhyrja e King nuk është për penallti, diçka që kundër kanë menduar në Premierligë, duke e cilësuar vendimin e tyre të gabueshëm.
Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…
Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…
Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…