Simone Inzaghi do një gjigand për sulmin te Lazio dhe për të kënaqur trajnerin e tij, drejtori sportive Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqëndruar vëmendjen nga sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi.
Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me gjigandët nga Stambolli teksa që në sezonin e tij të parë me Fenerbahcen ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.
None found
Në garë për Muriqin nuk është vetëm Lazio pasi edhe Tottenham interesohet fuqishëm për kosovarin me Mourinhon që e do në skuadrën e tij, futbollistin që zotëron një gjatësi prej 195 centimetrash dhe konsiderohet një zëvendësues ideal për Harry Kane.
Gjithsesi Igli Tare do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta afruar te bardhekaltërit Muriqin në momentin që do të hapet merkato e verës, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport. Për t’ia shkëptur sulmuesin Fenerbahces, Lazios do t’i duhen të paktën 20 milionë euro.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…