Categories: Uncategorized

“Prandaj u takuam me Veronën”, Igli Tare tregon hapur negociatat për Kumbullën

Kumbulla është kthyer në qendrën e vëmendjes këtë merkato në Itali. Shumë klube janë pas tij, ndër të cilat edhe Lazio.

Këta të fundit e hodhën hapin e parë konkret pak ditë më parë.

Të lidhura

None found

Vetë Tare dhe Lotito u takuan kokë më kokë me presidentin Setti, të cilit i propozuan dy oferta tunduese për të marrë shërbimet e talentit shqiptar.

Mbi këtë çështje flet edhe vetë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili sqaron gjithçka për “Sky Sport”. Vlonjati e bën të qartë se Kumbulla i intereson së tepërmi bardhekaltërve, por nga ana tjetër tregon se ende nuk është arritur asgjë. Negociatat janë në zhvillim e sipër dhe Tare është i vetëdijshëm se për të marrë një lojtar të tillë nuk mund të bëhet menjëherë, por nevojitet kohë.

“Kumbulla? Është një futbollist që na intereson. Kjo është arsyeja pse u takuam me Veronën. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme, por kemi të bëjmë me një negociatë ende për t’u zhvilluar. Ishim të sigurt që nuk do të mbyllej të Enjten (dita e takimit)”, ka thënë Igli Tare.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago