Frank Lampard ka treguar çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të arritur mrekullinë.
Chelsea ka nevojë për një mrekulli në ‘Allianz Arena’, pasi shkojnë atje për të përmbysur disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë.
Para kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë Frank Lampard, i cili pret nga lojtarët të luajnë me vetbesim dhe të mbrohen mirë.
“Ka të bëjë me atë se çfarë lojtarët bëjnë këtë ditë. Do të provoj të jem pozitiv me ta, t’i inspiroj ata për diçka speciale”, ka thënë Lampard.
“Nuk jemi mbrojtur mirë në ‘Stamford Bridge’, prandaj kemi pësuar tri gola në një periudhë të shkurtër kohore. Ne duhet të kemi vetbesim kur qarkullojmë topin, pasi kështu hapim probleme për ta. Na duhet loja më e mirë për të përmbysur gjërat”, ka shtuar anglezi.
Chelsea do të jetë me shumë mungesa në përballjen kundër Bayern, duke bërë që praktikisht të duket e pamundur një përmbysje.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…