Categories: Uncategorized

Prag derbi, flet Conte: Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka dal në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen e ditës së nesërme përballë Juventusit.

Ndeshje speciale për Antonio Conte, i cili rikthehet të përballet me ish-skuadrën e tij. Gjatë një reagimi për mediat, trajneri nga Salento komentoi menjëherë situatën surrealiste të futbollit italian, prej “Coronavirus”.

Të lidhura

None found

“Kjo është një situatë delikate. Të gjithë kemi familje. Është e pashmangshme që ajo që po ndodh të kalojë pa u vënë re nga ne, pjesa e futbollit. Nuk mund të jemi indiferentë. Situatë e pashmangshme, ndaj shpresoj që të gjithë të përballemi me situatën në mënyrën më të mirë”, u shpreh ai.

“Siç ju thash lojtarëve, ne duhet të bëjmë mirë në këto situata që të përshtatemi shpejt dhe të vazhdojmë të punojmë shumë. Lojtarët janë të jashtëzakonshëm, pasi ata janë të gatshëm të sakrifikojnë”.

“Juventus – Inter do të jetë gjithmonë një ndeshje e madhe, por gjëja më e rëndësishme është që tani kjo nënkupton edhe më shumë se po luhet për kreun e tabelës. Kjo është dëshmi për punën që kemi bërë dhe unë gjithmonë do t’u jem mirënjohës lojtarëve për ambicien e tyre”, tha Conte.

Skuadra zikaltër dëshiron një rezultat pozitiv ndaj Juventusit, për t’i rritur ambiciet e saj në garën e titullit. “Lojtarët e mi nga ky këndvështrim janë të jashtëzakonshëm, sepse gjithmonë tregojnë vetëmohim e disponueshmëri të madhe. Edhe dëshira është e tillë te të gjithë. Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje, që do të thotë shumë për ambiciet tona dhe klasfikimin. E jona është dëshirë dhe ambicie për të kërkuar maksimumin përmes punës. Duam ta ngremë “stekën”, t’i afrohemi sa më shumë Juves”.

Në fund, një koment edhe për Getafe, kundërshtarin e radhës të Interit në “Europa League”: “Do të jetë një ballafaqim i vështirë. Getafe është zbulimi i futbollit spanjoll dhe kombinon cilësinë, sasinë dhe pragmatizmin konkurues. Është një ekip shumë kompakt dhe solid, i udhëhequr nga një trajner shumë i mirë. Ne e dimë se mund të përballemi në ndeshjen e parë me stadiumin të mbyllur, kështu që duhet të jemi në gjendje t’i përshtatemi kësaj situate”.

Super sfida do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirusit.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

1 hour ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

1 hour ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

1 hour ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

2 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

2 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

2 hours ago