Categories: Uncategorized

Prag derbi, flet Conte: Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka dal në konferencë për shtyp ku ka folur për ndeshjen e ditës së nesërme përballë Juventusit.

Ndeshje speciale për Antonio Conte, i cili rikthehet të përballet me ish-skuadrën e tij. Gjatë një reagimi për mediat, trajneri nga Salento komentoi menjëherë situatën surrealiste të futbollit italian, prej “Coronavirus”.

“Kjo është një situatë delikate. Të gjithë kemi familje. Është e pashmangshme që ajo që po ndodh të kalojë pa u vënë re nga ne, pjesa e futbollit. Nuk mund të jemi indiferentë. Situatë e pashmangshme, ndaj shpresoj që të gjithë të përballemi me situatën në mënyrën më të mirë”, u shpreh ai.

“Siç ju thash lojtarëve, ne duhet të bëjmë mirë në këto situata që të përshtatemi shpejt dhe të vazhdojmë të punojmë shumë. Lojtarët janë të jashtëzakonshëm, pasi ata janë të gatshëm të sakrifikojnë”.

“Juventus – Inter do të jetë gjithmonë një ndeshje e madhe, por gjëja më e rëndësishme është që tani kjo nënkupton edhe më shumë se po luhet për kreun e tabelës. Kjo është dëshmi për punën që kemi bërë dhe unë gjithmonë do t’u jem mirënjohës lojtarëve për ambicien e tyre”, tha Conte.

Skuadra zikaltër dëshiron një rezultat pozitiv ndaj Juventusit, për t’i rritur ambiciet e saj në garën e titullit. “Lojtarët e mi nga ky këndvështrim janë të jashtëzakonshëm, sepse gjithmonë tregojnë vetëmohim e disponueshmëri të madhe. Edhe dëshira është e tillë te të gjithë. Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje, që do të thotë shumë për ambiciet tona dhe klasfikimin. E jona është dëshirë dhe ambicie për të kërkuar maksimumin përmes punës. Duam ta ngremë “stekën”, t’i afrohemi sa më shumë Juves”.

Në fund, një koment edhe për Getafe, kundërshtarin e radhës të Interit në “Europa League”: “Do të jetë një ballafaqim i vështirë. Getafe është zbulimi i futbollit spanjoll dhe kombinon cilësinë, sasinë dhe pragmatizmin konkurues. Është një ekip shumë kompakt dhe solid, i udhëhequr nga një trajner shumë i mirë. Ne e dimë se mund të përballemi në ndeshjen e parë me stadiumin të mbyllur, kështu që duhet të jemi në gjendje t’i përshtatemi kësaj situate”.

Super sfida do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të frikës së përhapjes së Koronavirusit.

të fundit

Horoskopi 30 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të veprojnë me…

3 hours ago

Trondit studimi i ri/ Temperaturat e larta ju plakin më shpejt, ja paralajmërimi i shkencëtarëve

Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi i zgjatur në temperatura ekstreme përshpejton plakjen biologjike të njeriut. Efekti është…

3 hours ago

I përjashtuar nga lista e më tërheqshmëve, Ben Affleck ndryshon stilin

Ben Affleck, 53 vjeç, debutoi me një pamje të re, pas përjashtimit të tij nga lista e “aktorëve më tërheqës…

3 hours ago

Gjatë një sulmi ajror në Rripin e Gazës, Izraeli vret dhe kreun e ISIS

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar eliminimin e një figure të lartë të organizatës terroriste ISIS në Rripin e…

3 hours ago

Reshjet e shiut, edhe Tirana në alarm: Evitoni lëvizjet e panevojshme, bashkëpunim me emergjencat civile

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes për…

4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kanal me mbeturina në Nikël, dyshohet për zjarrvënie, në rrezik banesat përreth

Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në Nikël. Mësohet se zjarri ka rënë në një kanal i cili është…

4 hours ago