Categories: Uncategorized

Portierët më të mirë në botë, Strakosha baraz me Szczesny

Thomas Strakosha ishte duke kaluar një formë të shkëlqyer në Serinë A me fanellën e Lazios.

Gardiani shqiptar po shndërrohej në një protagonist absolut te skuadra e kaltër, ku me pritjet e tij, në shumë raste i ka siguruar triumfin skuadrës së Inzagit.

Së fundmi, faqja e njohur “Sport360”, ka bërë një vlerësim special për portierët më në formë të momentit, duke i renditur sipas niveleve përkatëse.

Në çdo nivel janë 2 portierë, ndërkohë që Strakosha është pozicionuar në nivelin e katërt, në një grup me gardianin e Juventusit, Shezni.

“Lazio ka rekordin më të mirë në Serinë A këtë sezon, përsa i përket aspektit difensiv dhe janë vetëm 1 pikë larg Juventusit në renditje. Kjo nuk do të ishte e mundur pa përpjekjet e një portieri të mrekullueshëm. Thomas Strakosha ka bërë disa pritje të frikshme që përkthehen në pikë për ekipin dhe është një nga më të mirët në zhytje të ulët për të ndalur goditjet nga të dy krahët.

Ndalimi i Edin Dzekos dy herë në Romë dhe pritjet e njëpasnjëshme në ndeshjen kundër Veronas në shtëpi patjetër që e mbushin filmin. Shqiptari është kompetent me topin në këmbët e tij, por gjuajtja e tij e fuqishme është një kërcënim për kundërshtarin. 25-vjeçari vuan kur janë rastet që duhet larguar topi nga ajri, por shkëlqen kur vendos të grushtojë, duke larguar rrezikun në këtë mënyrë”, shkruhet në përshkrimin e “Sport360” për gardianin shqipar.

Oblak dhe Alison janë 2 portierët më të mirë të momentit sipas “Sport 360”.

Ndërkohë pas tyre në nivelin e dytë qëndrojnë Ter Shtegen dhe Kurtua.

NIVELI 4
Tomas Strakosha
Vojçek Shezni

NIVELI 3
Andre Onana
Ederson

NIVELI 2
Tibo Kortua
Ter Shtegen

NIVELI 1
Alison
Jan Oblak

të fundit

Anisa Veseli vjen me një ndryshim drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…

20 minutes ago

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…

24 minutes ago

VIDEO/ Meghan Markle zbulon detaje intime të marrëdhënies me Princin Harry në sezonin e ri të Netflix

Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…

38 minutes ago

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…

39 minutes ago

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të…

57 minutes ago

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…

1 hour ago