Categories: Uncategorized

Politano thuajse i Napolit, Barbosa do të mbetet në Flamengo

Pasi dështoi kalimi i tij në Romë, ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, Mateo Politano duket se do të ndërrojë destinacion dhe do të transferohet te Napoli, ku e pret me padurim Gattuso, pasi e sheh si ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis ka arritur akordin me Marottën për transferimin e lojtarit në huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 25 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa tani po punohet për të arritur marrëveshjen edhe me vetë Politanon.

Në të dy kampet ka optimizëm, pasi Politano nuk dëshiron të qëndrojë akoma te Interi, për të ngrohur stolin dhe është gati të largohet për të luajtur, duke qenë se shpreson ende për një ftesë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë.

Ndërkohë vetëm një hap larg është edhe marrëveshja e shitjes së Gabigol te Flamengo, me klubin zikaltër që do të arkëtojë 18 milionë euro dhe do të mbajë 20%të vlerës së kartonit të sulmuesit brazilian, në rast rishitjeje në të ardhmen.

të fundit

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Këtë të enjte, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i…

10 minutes ago

Parashikimi i motit 22 Maj 2025, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…

53 minutes ago

Greqia shkundet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.1 ballë, goditi ishullin grek të Kretës sipas sizmologëve. Lëkundjet…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 22 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.1 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.5…

1 hour ago

Horoskopi 22 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

9 hours ago

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…

9 hours ago