Sonte në orën 20:45 do të luhet derbi i madh i Tiranës. Partizani dhe Tirana do të ndeshen për herë të katërt në këtë kampionat, në “Arena Kombëtare”.
Në kushtet e Covid-19 nuk mund të ketë tifozë në stadium, megjithatë policia do të marrë masa të rrepta.
Më konkretisht, Policia e Tiranës ka njoftuar për masat e marra për derbin:
“Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana dhe Partizani, që do të zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa tifozëri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit Covid-19.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët se Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19”.
Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…
Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…
Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…
Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të…