Categories: Uncategorized

Pogba: Nuk kalova te Juventusi për para, kisha mosmarrëveshje me Fergusonin

Paul Pogba duket se është i vendosur t’i qëroj hesapet me Manchester Unitedin.

Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq në këtë verë, derisa ka zbuluar se përse ishte larguar në herën e parë nga Old Trafford.

Pogba ka thënë se ai nuk kishte kaluar te Juventusi në vitin 2012 për para, por që kishte mosmarrëveshje me Sir Alex Fergusonin.

“Për mua ka qenë një vendim shumë i vështirë, për shkak të trajnerit dhe të kontratës. Nuk ishte puna të kontrata por të besimi nga trajneri. Edhe pse natyrisht, për mua, ai është trajneri më i mirë në histori”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës.

“Kur më kërkuan të nënshkruaj kontratë, nëse nuk do ta nënshkruaja, shumë gjëra do të ndodheshin. Nuk stërvitja, iu ktheva ushtrimeve vetë. Kjo më zemëroi dhe nuk ishte për para. Kur e kisha mundësinë të luaja apo të futesha në këtë ndeshje ndaj Blackburn, këtu m’u thye zemra”, zbuloi ai.

“Nuk kishte mesfushorë, ishin të lënduar. Mbrojtësi Rafael dhe Ji-sun Park luajtën në mesfushë dhe unë qëndrova në bankën rezervë. Ne e humbëm ndeshjen. Po ngrohesha nga banka rezervë dhe mendoja se do të futesha në lojë dhe ky ishte një rast i madh për mua. Nuk m’u dha rasti dhe ndodhen gjëra pastaj. Trajneri vendos për gjithçka por ajo ishte dita kur ma theu zemrën”, ka shtuar më tej Pogba.

Duket se francezi edhe tani është në të njëjtën situatë dhe po e kërkon largimin, derisa kërkohet nga Real Madridi e Zonja e Vjetër.

të fundit

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Horoskopi 10 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

4 hours ago

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

4 hours ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

4 hours ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

4 hours ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

5 hours ago