Categories: Uncategorized

Pochettino zbulon ëndrrën: Para se të vdes, dua të fitoj titullin me Tottenhamin

Nëntorin e kaluar u shkarkua nga drejtuesit e Tottenham për rezultate të dobëta dhe u zëvendësua nga një emër i madh si Jose Mourinho, por Maurizio Pochettino duket se vijon të mendojë ende për klubin londinez, ku kaloi 5 vite të bukura të karrierës së tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat angleze gjatë ditëve të izolimit, tekniku argjentinas deklaroi se ëndërron vazhdimisht rikthimin te Tottenhami dhe krijimin e një skuadre të denjë për të fituar titullin kampion, si një mënyrë për të falënderuar fansat për mbështetjen.

Të lidhura

None found

“Që nga dita kur u largova nga Tottenham ëndrra ime e vetme është të kthehem sërish një ditë dhe të mbaroj punët e pambaruara. Para se të vdes dua të ulem edhe njëherë në stolin e Tottenhamit dhe të fitoj titullin me këtë ekip, pasi kështu do të mund të falënderoja edhe fansat për mbështetjen që më kanë dhënë”, deklaroi Pochettino.

Tekniku argjentinas vijon të mbetet i papunë, por klube të shumta kanë nisur kontaktet për t’i ofruar një pankinë, me Newcastlen në krye, nëse klubi do të kalojë në pronësi të grupit arab, por edhe me Paris Saint Germain, që vijon të bëjë sondazhe.

“Jam duke shijuar pushimet, pasi kisha kohë që nuk isha kaq i qetë. Kam pasur kontakte të ndryshme dhe po vlerësoj mundësitë me menaxherët e mi, për të zgjedhur projektin më të mirë dhe për të provuar të lë gjurmë atje ku të shkoj”, tha argjentinasi.

të fundit

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

16 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

25 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

30 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

30 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

31 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

31 minutes ago