Lazio ka arritur të fitojë mbrëmë një nga ndeshjet më të rëndësishme te sezonit, atë përballë një kundërshtari direkt si Interi.
Ylli i lacialeve, që edhe shënoi golin e fitores, Ciro Immobile ka thënë se ky sukses është falë të gjithë grupit.
“Jam shumë i kënaqur me punën e bërë. Goli i tretë do të kishte shërbyer, por ne ishim të lodhur pasi dhamë shumë gjatë dy fraksioneve të lojës. Në pjesën e parë do të kishim merituar më shumë, por pastaj ishim shumë mirë në kthimin e disavantazhit. Ne jemi një familje e vërtetë, duhet të vazhdojmë kështu. Në fushë gjithmonë bëjmë më të mirën me intensitet të madh, jemi të kënaqur sepse çdo anëtar i ekipit është i gatshëm të ndihmojë shokun e tij”, ka thënë Immobile pas ndeshjes.
“Prej disa kohësh ne kemi ndjerë ngrohtësi të madhe nga njerëzit për atë që i japim fanellës në fushë: mbështetja e njerëzve na ngarkon shumë, në çdo garë. Nga vendndodhja nuk është kurrë e lehtë të shënosh, por sot shkoi mirë. Kur golat e mia janë të nevojshme për të fituar ato kanë një peshë të ndryshme pavarësisht nga renditja e golashënuesve. Unë gjithmonë përpiqem të shkëputem nga përpara si Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku, por falë gjithë skuadrës ne po bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”, përfundoi italiani.
Immobile aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 26 gola.
Efektivi i Burgjeve, i cili ka ndjekur me armë nga pas tashmë të arratisurin Altin Ndoci, i cili arriti t’i…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë…
Automjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me të cilin u arratis ditën e sotme nga spitali Rajonal i…
Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit të letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve që…
E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku…
Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar lidhur me…