Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit ditën e sotme. Mbrojtësi 22-vjeçar i Lokomotivës së Moskës, Inokenti Samokhvalov humbi jetën teksa ishte duke kryer një seancë stërvitore individuale në kushtet e shtëpisë, i detyruar nga izolimi për shkak të koronavirusit.
Lajmin e dha vetë klubi rus nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ku ndër të tjera sqarohet se shkaqet e vdekjes pritet të bëhen të ditura nga autopsia që do t’i bëhet trupit të 22-vjeçarit.
“Ai u ndje keq gjatë kryerjes së seancës stërvitore individuale në shtëpi dhe ndërroi jetë, ndërsa vetëm pas autopsisë do të mësojmë më shumë për shkaqet që e çuan drejt vdekjes. Samokhvalov do të mbahet mend si një futbollist i qeshur dhe i afruar me te gjithë”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e klubit rus.
Samokhvalov iu bashkua Lokomotivës së Moskës në verën e 2015-ës, por ende nuk ishte debutuar në Premier Leaguen ruse, teksa aktivizohej me skuadrën e dytë, që militon në kategorinë e tretë të futbollit atje.
Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik.…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…
Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…
Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…
Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…